Superkupa/ Partizani- Egnatia të mërkurën, të dielën mbyllin vitin në kampionat

Finalja e Superkupës së Shqipërisë vendos përballë më 20 dhjetor në orën 19:00 në “Air Albania Stadium” dy skuadrat e kreut.

Luajtën sot si Partizani ashtu dhe Egnatia. Të kuqtë barazuan 1-1 me Kukësin në udhëtim ndërsa Murataj humbi një penallti në shtesë duke i mohuar ‘Demave’ tri pikë. Të kundërtën bëri Egnatia e cila mundi në Durrës Dinamo Sitin 1-2.

Në fakt, argumentat tregojnë se të dyja skuadrat kryesuse të këtij edicioni futbollistik janë skuadrat më të mira të momentit dhe se udhëtimi i tyre rivalizues duket se vijon që nga edicioni i kaluar. Partizani fitoi titullin kampion ndërsa Egnatia ia doli të ngrejë në ‘qiell’ trofeun e Kupës së Shqipërisë.

Thënë këto, të dyja skuadrat pas ndeshjeve të sotme do të ndalin hapin te finalja e Superkupës së Shqipërisë e cila do të vijë më 20 dhjetor në orën 19:00 në “Air Albania Stadium”.

Nëse skuadrat e tjera do të impenjohen me javën e 18-të dhe të fundit kalendarike të 2023 të premten e të shtunën, Partizani dhe Egnatia do t’i luajnë ndeshjet e fundit në kampionat më 24 dhjetor./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!