Trajneri i Spanjës: Kalojmë grupin dhe tentojmë trofeun në ‘Euro 2024’

De la Fuente: “Kam 5-6 futbollistë për çdo rol, kolektiviteti ‘arma’ jonë si Kombëtare”.

Trajneri i kombëtares spanjolle të futbollit, Luis de la Fuente (62), tha se Spanja, e cila do të luajë ndeshjen e saj të parë në Kampionatin Europian kundër Kroacisë në qershor, është në gjendje të fitojë ‘Gjermani 2024’ pasi fitoi Ligën e Kombeve gjashtë muaj më parë.

“Do të luftojmë për të fituar Kampionatin Europian. Fitorja do të varet nga mijëra detaje, por ne jemi në nivelin e skuadrave më të mira”, tha De la Fuente në një intervistë për gazetën spanjolle Marca.

“Kemi ende hapësirë ​​për përmirësime dhe do të garojmë për suksesin më të madh”, shtoi ai.

Kampionati Europian fillon pas shtatë muajsh në Gjermani dhe Spanja do të luajë me Kroacinë më 15 qershor, pikërisht kur Shqipëria po në Grupin B, do përballet me Italinë.

Verën e kaluar, Spanja fitoi Ligën e Kombeve në Roterdam, ku mundi Kroacinë në finale me penallti.

De la Fuente tha se ishte momenti i duhur kur u ul në stolin e Spanjës një vit më parë.

“Në më pak se gjashtë muaj arritëm të fitonim trofe, i pari pas 11 vitesh, për të cilin jam shumë i gëzuar. Prandaj ai titull është i preferuari im që kur mora kombëtaren”.

De la Fuente shpjegoi se përpara Kampionatit Europian, ka një bazë lojtarësh dhe një listë prej 23 që do të regjistrohen për fazën finale.

“Por kemi edhe shtatë muaj përpara, gjatë të cilëve sigurisht që do të ketë gjëra të pakëndshme”, tha ai duke iu referuar lëndimeve.

Ka një bazë lojtarësh, rreth 60 prej tyre stafi teknik i ndjek.

Ai vuri në dukje se aktualisht ndjek 55- 60 lojtarë, ose pesë apo gjashtë lojtarë në çdo pozicion, dhe shikon çdo ndeshje që ata luajnë për klubin.

“Të gjithë këta lojtarë janë shumë të mirë, kështu që nuk jam i shqetësuar për zëvendësimet. Problemi do të ishte nëse tre ose katër persona në të njëjtin pozicion do të largoheshin”

Ai nuk pranoi të thoshte nëse do të kthente në kombëtare mesfushorin ofensiv 31-vjeçar Isko Alarkon (Betis), i cili sipas Marca-s u shpall lojtari më i vlefshëm në dhjetë ndeshje këtë sezon.

“I njoh të gjithë lojtarët e mi, disa prej tyre që kur ishin 16 vjeç, tha De la Fuente që ngul këmbë për kolektivitetin e shëndoshë sportiv.

Ai fitoi Kampionatin Europian me ekipet kombëtare të të rinjve të Spanjës, me U19 në 2015 dhe me U21 në 2019. Më pas, në vitin 2021, ai fitoi një medalje argjendi me kombëtaren në Lojërat Olimpike pasi humbi 1- 2 ndaj Brazilit në finale në kohën shtesë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!