Spaleti nis presionin: Ne jemi Italia
Italia pas një sfide polemizuese me Ukrainën në Leverkusen (0-0) ia doli të presë biletën për në fazën finale të Gjermani 2024 ndërsa së bashku me Shqipërinë, Spanjën dhe Kroacinë bëjnë pjesë në Grupit B.
Ndeshjen e parë Italia do ta luaj pikërisht kundër Shqipërisë, e cila do të zhvillohet në Dortmund me 15 qershor 2024. Nëse fillimisht pas shortit Spaleti vlerësoi grupin, së fundi ish trajneri i Napolit ka përçuar ndjenjën e të fortit pasi ai shprehet se si Spanja, Kroacia ashtu dhe Shqipëria nuk janë aspak të lumtura që e kanë në grup Italinë.
“Ne e kishim parasysh se në grup do të kishim ekipe të forta dhe për fat të keq, kjo ndodhi. E vetmja mënyrë për të kaluar grupin është të bëjmë paraqitje të nivelit të lartë. Spanja, Shqipëria dhe Kroacia nuk do të jenë gjithsesi të lumtura pasi në grup kanë Italinë që ishte në vazon e katërt. Gjithçka varet vetëm prej nesh, pasi ne jemi Italia”.