Daliç nën presion: Nuk kam thënë se iki pas Gjermanisë

Trajneri i Kroacisë Zlatko Daliç i ka bërë një rezyme vitit 2023 në një intervistë për mediat vendase. Ish trajneri i Dinamos së Tiranës ka reflektuar për vitin që po numëron ditët e fundit kalendarike duke evidentuar paraqitjen e Kroacisë në finale të Ligës së Kombeve si dhe kualifikimin e vështirë për në ‘Euro 2024’.

Në deklaratat e tij ai nuk ka hyrë në analiza me rivalet e Grupit B ku bëjnë pjesë Shqipëria, Spanja, Italia dhe Kroacia. Megjithatë Daliç e ndjen se mund të mbetet jashtë grupit duke u shfaqur skeptik me ardhmërinë në krye të Kombëtares pas fazës finale të Gjermanisë.

Daliç ndër të tjera:

Kualifikimi?

“Ishte e vështirë, tifozët kishin bërë akomodim dhe blerë bileta për në Gjermani, dhe ne e vumë në dyshim kualifikimin. Ishte një muaj shumë i vështirë për mua, prandaj thashë se nuk jam ndjerë kurrë më i motivuar se për dy ndeshjet e fundit me Letoninë dhe Armeninë.

E kishim atë siklet mbi kokë, megjithëse nuk ishte e pritëshme që Uellsi t’i fitonte të dyja ndeshjet. Gjithësesi fokusi ishte që ne të fitonim dy ndeshjet tona dhe ne e bëmë këtë, kështu që gjithçka funksionoi mirë në fund.

Ai bëri të ditur dhe planet e skudrës për vitin 2024, si dhe foli edhe për të ardhmen e tij në stolin kroat pas kampionatit Europian në Gjermani.

“Pres që të përgatitemi mirë për Europianin. Uroj që të gjithë lojtarët të jenë të shëndetshëm, të kemi një përzgjedhje të mirë për Kampionatin Europian dhe të bëjmë gjënë e duhur. Hap pas hapi, për të nisur kalimin e grupit…

Kontrata ime deri në vitin 2026? “Nuk e kam lidhur kurrë veten me kontratën, por me ndjenjën, motivimin dhe rezultatet. Pas Europianit do të shohim se si është situata. Nuk kam thënë kurrë që do të largohem pas Gjermanisë, por kam dhënë një tregues që nëse ndodh që nuk jam aq i zoti, i motivuar dhe i gatshëm, do të vijë koha për dikë më të ri me më shumë energji.

Ajo kohë sigurisht që do të vijë, por është shumë herët për të folur tani, fokusi im është në Euro. Jam i motivuar të bëj diçka me Kroacinë, dhe pas kësaj do të diskutojmë se çfarë dhe si të vazhdojmë.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!