Sot/ Liga e Kampionëve pak për të zgjidhur

Me pak verditke për t’u zgjidhur, Grupet A, B, C dhe D të fushatës kualifikuese sot mbyllin llogaritë e tyre.
Kështu në Grupin A me Bajern të kualifikuar bileta e dytë me shumë mundësi do të zgjidhet në Kopenhagë aty ku vendasit përballen me turqit e Gallatasarajit.
Te Grupi B teksa PSV dhe Arsenal janë kualifikuar, luhet vetëm vendi i tretë që të dërgon në Ligën e Europës mes Lensit dhe Seviljes. Të dyja këto takime zhvillohen në 18:45.
Në Grupin C ka një finale dhe ai zhvillohet në ‘Maradona’ ndërmjet Napolit dhe Bragës. Skudrës së Maxarrit i mjafton dhe barazimi për të shoqëruar Real Madridin në turin tjetër.
Asgjë te Grupi D pasi Inter dhe Sociedad janë kualifikuar.
Programi për sot Champions:
21:00
Grupi A:
Mançester Junajtid- Bajern Mynih
Kopenhagë- Gallatasaraji
Grupi B:
Lens- Sevilja 18:45
PSV- Arsenal 18:45
Grupi C:
Napoli- Sporting Braga
Union Berlin- Real Madrid
Grupi D:
Inter- Sociedad
Salsburg- Benfika/Sportiim.al/