Arbitri i dhunuar turk, Infantino: Pa zyrtarë nuk ka futboll, merrni masa të rrepta

Futbolli turk në kaos total. Incidenti me goditjen e arbitrit Meler në fund të takimit Ankaraguçu-Rizespor, teksa presidenti i klubit vendas Koca hyri në fushën e lojës dhe goditi me grusht arbitrin duke e lëshuar në tokë ka alarmuar gjithë botën sportive por jo vetëm.

Pas situatës, me arbitrin në spital, ka reaguar Ministri i Drejtësisë në Turqi, Jilmaz Tynç ndërsa ka deklaruar se Faruk Koca dhe dy të tjerë janë arrestuar për dhunë ndaj një zyrtari.

Ndërkohë pas bisedes telefonike të presidentit Erdogan me arbitrin ka ardhur edhe reagimi i FIFA-s përmes presdientit Xhani Infantino.

“Pa zyrtarë ndeshjesh, nuk ka futboll. Arbitrat, lojtarët, tifozët dhe stafet duhet të jenë të sigurt për të shijuar lojën.

U bëj thirrje autoriteteve përkatëse të sigurojnë që kjo të zbatohet dhe të respektohet rreptësisht në të gjitha nivelet”, tha italo-zviceriani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!