Vllaznia si në kohë të arta, mund dhe parakalon Dinamon

Shkodranët me Osmanin në stol, nisin të marrin frytet e ndryshimëve në staf e kontigjent. Dinamo Siti ‘KO’

Abissnet Superiore, Java 16:
Vllaznia – Dinamo 3-1 (Çoba 11′, Gruda 31′, Balaj 51’/ Denison 4′)

Vllaznia fitoi me përmbysje përballë Dinamos në sfidën e javës së 16-të Abissnet Superiore. Në “Loro Boriçi”, kuqeblutë triumfuan 3-1 duke harruar atë humbje të thellë ndaj Egnatias javën e kaluar.

Festuan të parët kryeqytetasit me golin e minutës së katërt që mban firmën e Denison, por reagon shpejt Vllaznia që vetëm pak minuta më pas do të rikthejë barazpeshën.

Çoba realizon pikërisht në minutën, numrin e së cilës mban mbi shpinë (11), duke zgjuar festën te të pranishmit e pakët. Sakaq, nuk mund të mungojë as goli i të zakonshmit Ildi Gruda që sjell dhe përmbysjen akoma pa u mbyllur pjesa e parë.

Pjesa e dytë e takimit nisi gjithashtu me gol nga ana e vendasve. Ishte radha e kapitenit Balaj t’i çonte shifrat në 3-1 për t’i vënë në një mënyre edhe vulën kësaj sfide. Në fund, blutë iu afruan golit të dytë me Gudiabi por topi u ndal në shtyllë.

Pas kësaj fitoreje Vllazninë dhe Dinamon i ndan vetëm 1 pikë në renditje. Shkodranët janë të pestët me 20 pikë, ndërsa dinamovitët një pozicion më poshtë me 19./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!