Laçi spektakolar në të dytën, Erzeni ndalet nga Kukësi

Tirana nisi me vrull, bardheblutë në vështiresi në pjesën e dytë, kapen në ekstrem nga perla e Melos.

Nga Sara Gjidiaj

Xhiroja numër 16 në Abissnet Superiore nisi me 2 barazime në Laçi – Tirana dhe Erzeni Kukësi. Takimi në Laç u mbyll mes 4 golave ndryshe nga ai në Rrogozhinë që nuk tundi asnjë rrjetë.

Mjaft interesante sfida bardhezi – bardheblu ku miqtë e nisën me 1 gol të Latifit të anuluar për pozicion jashtë loje, për të vazhduar me golat e Hasanit dhe Abazajt që vendosën pjesën e parë.

Merr ngjyra të tjera loja gjatë fraksionit të dytë ku kurbinasit më kërkues e më të zjarrtë marrin frenat e lojës në dorë. Me 1 dhuratë të Najdovskit dhe golin e Melos në limite kurbinasit nuk dolën pa pikë nga kjo përballje.

Nga ana tjetër, edhe Erzeni me Kukësin ndanë pikët mes penalltive të anuluara e kontenstimeve të shumta. 0-0 mbyllet gjithçka me 1 pikë që i shërben njëlloj të dyja ekipeve.

Kështu, Tirana nuk lëviz nga vendi i tretë por tashmë në kutoën e 23 pikëve, ndërsa Laçi, Erzeni, Vllaznia dhe Kukësi kanë nga 17 pikë. Pas pak, Vllaznia – Dinamo.

Abissnet Superiore, Java 16:
Laçi – Tirana 2-2 (Najdovski 59′ (ag), Melo 90’+2’/Hasani 18′, Abazaj 45’+2′)
Erzeni – Kukësi 0-0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!