Superiore/ Tirana seancë para Laçit, gjëndja e skuadrave…

Do të zhillohet në dy ditë java e 16-të Abissnet Superiore. Tirana teksa u stërvit edhe të shtunën paradite në ‘Skënder Halili’, do të udhëtojë drejt Laçit për t’u përballur me bardhezinjtë e Mirel Josës. Po të dielën në 13.30 Erzeni pritës në Rrogozhinë përballet me Kukësin.

Në 17:00 në “Loro Boriçi”, radha e Vllaznia- Dinamo Siti.

Gjëndja e skuadrave:

Laçi: 7 ndeshje pa fitore.Rikthehen Dajko, Kordiero Melo, Barjamaj. Mungojnë Paulo Zhunior (kartonë), Ledjo Tresa, Manellari (dëmtuar).16 pikë.

Tirana: Luajti me dinjitet në derbi me Partizanin (1-1). Mungon Florjan Përgjoni (kartonë), Patrik Robson dhe Klevi Qefalija të dëmtuar. Në dyshim Najdovski, Hasani. 22 pikë.

Erzeni: Pritës në Rrogozhinë. Kontigjenti i plotë, 16 pikë.

Kukësi: Pesë ndeshje pa fituar. Me Rashitin e pezulluar nga klubi, skuadra e Nicës riaftëson futbollistë si; Momoh e Mbarak. Jashtë për kartonë Lala dhe i dëmtuari prej javësh Hasaj. 16 pikë

Vllaznia: Vjen pas humbjes së thellë 3-0 me Egnatian. Largoi dy futbollistë (Dodev dhe Çeshmedjiev) por grupi është i plotë. Në dyshim Esat Mala. 17 pikë.

Dinamo: Mehmeti e ka trasformuar në pak javë. Blutë nga fundi në vend të 5-të me 19 pikë. Nuk raprtohen mungesa./Sportiim.al/

Të dielën 10 dhjetor 2023

Laçi- Tirana 13.30

Erzeni-Kukësi 13:30

Vllaznia- Dinamo Siti 17:00

Të hënën:

17:00

Partizani- Skënderbeu

Teuta- Egnatia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!