Kupa/ Edicioni i 72-të, Dinamo dhe Skënderbeu në fushë

Kupa e Shqipërisë edicioni i 72 i saj, do të zhvillojë këtë të mërkurë 6 dhjetor 2023 ndeshjet e fazës së 1/16-ave.
Do të luhen tetë takime dhe të gjitha ndeshjet do të nisin në orën 13:00. Në këtë fazë të Kupës ka disa duele interesante, teksa garojnë vetëm dy nga ekipet e “Abissnet Superiore”, Skënderbeu dhe Dinamo.
Korçarët përballen me skuadrën e Turbinës, ndërsa blutë me Orikun. Në takimet e tjera të kësaj faze luhen duele të forta edhe nga Kategoria e Parë, si Bylisi-Vora, Kastrioti-AF Elbasani, Flamurtari-Burreli, Tomori-Lushnja, Korabi-Besa dhe Apolonia-Luzi 2008.
Të gjitha takimet janë shumë të rëndësishme, pasi ekipet që kalojnë në turin e 1/8-ave përcaktohen me vetëm një ndeshje. Në fazën e 1/8-ave do të garojnë edhe ekipet e “Abissnet Superiore” për sezonin 2022-2023 të renditura nga vendi i parë e deri në vendin e tetë (Partizani, Tirana, Egnatia, Vllaznia, Laçi, Teuta, Kukësi dhe Erzeni), ndërsa edhe në këtë fazë ekipet që do të kalojnë më tej përcaktohen me vetëm një ndeshje.
Vetëm takimet e fazave çerekfinale (1/4) dhe gjysmëfinale (1/2) do të jenë me 2 takime.
Ndeshjet e turit për 1/8-at: 13:00
Bylisi-Vora
Kastrioti-AF Elbasani
Skënderbeu- Turbina
Dinamo-Oriku (në Arbanë, Tiranë)
Flamurtari-Burreli
Tomori-Lushnja
Korabi-Besa
Apolonia-Luzi 2008/Sportiim.al/