Kupa/ Faza e 1/16-ave luhet të mërkurën, tetë ndeshje në program

Kupa e Shqipërisë vijon garën, teksa të mërkurën më datë 6 dhjetor do të zhvillohen ndeshjet e fazës së 1/16-ave. Gjithsej do të luhen tetë takime dhe të gjitha ndeshjet do të nisin në orën 13:00.

Në këtë fazë të Kupës ka disa duele interesante, ku garojnë vetëm dy nga ekipet e “Abissnet Superiore”, Skënderbeu dhe Dinamo. Korçarët përballen me skuadrën e Turbinës, ndërsa blutë me Orikun.

Në takimet e tjera të kësaj faze luhen duele të forta edhe nga Kategoria e Parë, si Bylisi-Vora, Kastrioti-AF Elbasani, Flamurtari-Burreli, Tomori-Lushnja, Korabi-Besa dhe Apolonia-Luzi 2008.Të gjitha takimet janë shumë të rëndësishme, pasi ekipet që kalojnë në turin e 1/8-ave përcaktohen me vetëm një ndeshje.

Në fazën e 1/8-ave do të garojnë edhe ekipet e “Abissnet Superiore” për sezonin 2022-2023 të renditura nga vendi i parë e deri në vendin e tetë  (Partizani, Tirana, Egnatia, Vllaznia, Laçi, Teuta, Kukësi dhe Erzeni), ndërsa edhe në këtë fazë ekipet që do të kalojnë më tej përcaktohen me vetëm një ndeshje. Vetëm takimet e fazave çerekfinale (1/4) dhe gjysmëfinale (1/2) do të jenë me 2 takime

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!