Kupa/ Luhet në 8 fusha të …rënduara

Do të zhvillohen sot ndeshjet e turit 1/16 të Kupës së Shqipërisë. Për një biletë për 1/8-at luftojnë disa skuadra mes tyre dhe dy që militojnë në Superiore (Dinamo dhe Skënderbeu).

Takimet e sotme përgjithësisht do të zhvillohen në kushte të rënduara klimaterike dhe të gjitha nisin në orën 13:00.

Në këtë fazë të Kupës (edicioni i 72-të) një biletë mund të sigurohet nga triumfi në 90′ në shtesë (2×15) apo goditjet e penalltive. Kjo do të thotë se ndeshjet luhen me një takim. E njëjta formulë vijon deri në fazën gjysmëfinale aty ku pas shortit ka përballje vajtje-kthim. Finalja me një takim të vetëm në fushë neutrale.

Ndërkaq në fazën e 1/8-ave do të garojnë edhe ekipet e “Abissnet Superiore” për sezonin 2022-2023 të renditura nga vendi i parë e deri në vendin e tetë  (Partizani, Tirana, Egnatia, Vllaznia, Laçi, Teuta, Kukësi dhe Erzeni)

Ndeshjet e turit 1/16:

Sot, 13:00

Bylisi-Vora

Kastrioti-AF Elbasani (në Fushë Krujë)

Skënderbeu- Turbina

Dinamo-Oriku (në Arbanë, Tiranë)

Flamurtari-Burreli

Tomori-Lushnja

Korabi-Besa

Apolonia-Luzi 2008/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!