Andoni: Lushnja shkon për pikë në Elbasan

Luhet java e 14-të në inferiore, mbyll AF Elbasani-Lushnja (17:00)

Përballja AF Elbasani-Lushnja do të jetë takimi përmbyllës i javës së tretë të fazës së dytë të kampionatit të Kategorisë së Parë.

Nëse të gjithë takimet e së shtunës do të luhen në 13:30, verdheblutë elbasanas dhe verdhejeshilët lushnjarë do të zbresin në “Elbasan Arena”, në orën 17:00.

Për lushnjarët e trajnerit Gugash Magani teksa vijnë pas fitores me Besën është një takim i rëndësishëm për ecuriën e garës. Myzeqarët kanë vetëm një pikë më pak se vëndi i gjashtë që mbahet nga Korabi. Ndaj pritet të luajnë për të marrë maksimumin në transfertën elbasanase. Këtë e pohon për “Sportiim.al” mesfushori Dejan Andoni duke u shprehur:

“Është një ndeshje e rëndësishme për ekipin, për garën që po bëjmë. Në çdo takim ne zbresim në fushë për të fituar. Edhe në ndeshjen me AF Elbasanin do të japim maksimumin tonë, për të marrë pikët maksimale. Pas fitores me Besën kemi fituar siguri. Jemi të qetë dhe në Elbasan do të luajmë për më të mirën e mundshme”, deklaroi Andoni.

Sakaq të gjitha takimet e javës së 14-të të Kategorisë së Parë zhvillohen nesër. /Alban Alushi/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!