E Para me duele të ndezura, debuton Resuli

Java e 14 e Kategorisë së Parë do të zhvillojë sot të gjitha takimet e parashikuara nga kalendari. Bylis kryesues viziton Tomorin në Berat, ndërsa Flamurtari me Dritan Resulin debutues në pankinën vlonjate do të presë Kastriotin.

Duel mjaft luftarak pritet të luhet në ‘Liri Ballabani’ me matjanët e Himës që takohen me Vorën pretendente. Ndërkaq Besa pret Apoloninë në tentativë për ti ikur fundit e Korabi për të likujduar Luzin 2008.

Mbyll javën AF Elbasani me verdheblutë që kanë një provë jo dhe aq të lehtë me Lushnjën në “Elbasan Arena” (17:00).

Kategoria e Parë, java e 14:

13:30

Korabi-Luzi 2008

Tomori- Bylis

Flamurtari- Kastrioti

Burreli- Vora

Besa- Apolonia (në Luz)

AF Elbasani- Lushnja 17:00

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!