Flamurtari rikthen Resulin në pankinë

Dritan Resuli rikthehet në timonin e Flamurtarit.

Pas largimit të Çelës, klubi ka operuar me shpejtësi duke emëruar teknikun vlonjat si pasues të trajnerit nga Memaliaj.

Ky rikthim figuron i treti për 47 vjeçarin i cili në të shkuarën ka patur rezultate mjaft të mira edhe në krye të moshave ndërsa me U19 ka fituar tre tituj kampion. Pa përmendur faktin se si futbollist me uniformën e Flamurtarit ka luajtur për 14 vite.

Ndërkaq pozicioni i Flamutarit në renditjen e Kategorisë së Parë nuk është se rëndon pasi me 24 pikë dhe vendi i 4 provizor, lejojnë që rritja në tabelë qëndron./Moisi Dalipi/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!