Shqipëria zbret tre vende, Kosova ngjitet në…FIFA
Përpos arritjes historike si e para e Grupi E kualifikues në Europë dy barazimet ndaj Moldavisë 1-1 e Ishujve Faroe 0-0 i kanë kushtuar shumë Shqipërisë duke u pozicionuar momentalisht në vendin 62-të të renditjes Ranking të FIFA-s .
Kështu kuqezinjtë krahasuar me muajin tetor humbin 3 pozicione në tabelë.
Në anën tjetër, Kosova arriti të marrë 1 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje, në 3 përballjet e nëntorit, respektivisht ndaj Izraelit, Zvicrës dhe Bjellorusisë, mirëpo humbja nuk është se ndikoi shumë, me “Dardanët” që janë ngjitur me 4 vende në renditje duke u pozicionuar në vend të 101-të.