MLS shpall 11 më të mirë, mungon Mesi

Pas dhënies së çmimit MVP të sezonit 2023 për Luçiano Akosta (Cincinnati), MLS ka shpallur njëmbëdhjetëshen ideale të turneut që është gati të përfundojë. Ndër lojtarët që bie në sy është Denis Bouanga, fituesi i Këpucës së Artë si golashënuesi më i mirë i sezonit të rregullt me ​​20 gola dhe 7 asistime dhe lideri i Los Angeles FC e cila do të luajë finalen e Konferencës kundër Houston.

Ajo që bie në sy lidhet me mungesën e treshes së ish-lojtarëve të Barcelonës te Inter Miami si Lionel Mesi, Serxhio Buskuets dhe Zhordi Alba. nuk arritën as ta çonin skuadrën nga Florida në play-off.

Këtu është 11-ja ideale ( 3-4-3):
Roman Bürki (St. Louis City); Matt Miazga (Cincinnati), Tim Parker (St. Louis City), Walker Zimmerman (Nashville); Luciano Acosta (Cincinnati), Thiago Almada (Atlanta United), Héctor Herrera (Houston Dynamo), Hany Mukhtar (Nashville); Denis Bouanga (LAFC), Giorgios Giakoumakis (Atlanta United), Cucho Hernández (Columbus Crew)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!