Nuk është Mesi,“Debutuesi më i mirë i vitit në MLS” shpallet një grek

Topi i Artë po, “rookie” e vitit jo. Vetëm pak ditë më parë Leo Mesi mori çmimin prestigjioz të krijuar nga France Football për të tetën herë, por në SHBA nuk është “debutuesi më i mirë i vitit” në ligën e Amerikës së Veriut.

Çmimi i shkoi në fakt sulmuesit grek Giorgios Giakoumakis që luan për Atlanta United i cili shënoi 17 gola këtë sezon. Argjentinasi u rendit i dyti.

Tre finalistët e përcaktuar me votën e lojtarëve të MLS-së, trajnerë, drejtorë teknikë si dhe përfaqësuesve të mediave ishin Mesi, Eduard Loven dhe fituesi Giorgios Giakoumakis.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!