Vllaznia pret Laçin, në Korçë një duel “frike”

Dy sfidat e sotme për të konfiguruar renditjen e plotë pas javës së 13-të.

Nga Erga Kenga

Ka nisur me vrull java e 13-të Abissnet Superiore. Përpos sfidës Egnatia- Partizani te e cila futbollistët e të dyja skuadrave edhe pse krijuan bollëk rastesh nuk aritën të shënonin, te dy të tjerat e luajtura dje, emocionet por dhe golat e zbukuruan këtë rikthim të futbollit elitar.

Kështu, Dinamo kaloi falë një goli të Hoxhës Erzenin në Durrës por mbrëmja nga ‘Air Albania’ Tirana- Kukësi, prodhoi një sfidë spektakolare të veshur me gola të shumtë, dy përmbysje, kartonë të kuq, polemika etj. I vetmi problem mbeti mungesa e tifozëve…

Ndërkaq kjo javë kompletohet sot me duelet Vllaznia- Laçi dhe Skënderbeu-Teuta në program për të nisur në orën 17:00.

Te ndeshja e “Loro Boriçi”-it, vendasit e Osmanit janë në kërkim të pikëve pikërisht ndaj kurbinasëve në këtë derbi thuajse verior. Kuqeblutë në zonën e kuqe (play off) me 13 pikë vijnë pas tre humbjeve dhe një barazimi në 5 sfidat e fundit. Sigurisht mungesat e shumta, lëvizjet në staf etj, e kanë bërë të zhurmshëm kampin shkodran i cili sot sërish do të vuajë mungesat e dy titullarëve si Balaj (kartonë) dhe Mala në rekuperim. Kthehet Hakaj.

Te bardhezinjtë situata më e qetë. Grupi duket i plotë dhe Josa do mund të përballet me të shkuarën te Vllaznia me lojtarët e përzgjedhur. Natyrisht te Laçi ka patur një çështje për t’u zgjidhur me kapitenin Ujka (rinovim) që gjithësesi sot do mund të konstatohet me prezenecën e tij. Në rekuperim Tresa. Arbiter: Klodian Shahini.

Skënderbeu- Teuta, po aq atraktive e me pritshmëri të lartë. Në vend të progresit, bardhekuqtë e Gvozdenoviç, prej javësh janë duke vuajtur pikët aq sa në 5 të fundit kanë mbledhur vetëm dy pikë. Do ju mungojë Klevis Shaqe.

Te Teuta e Edi Martinit, janë të interesuar të marrin tri pikë pasi pozicioni në tabelë pas barazimit të fundit në shtëpi me Laçin e ka lënë në vendin e fundit (Teuta ka një takim për të rekuepruar me Partizanin në ‘Niko Dovana’, java e 1). Nuk ka sherbimet e Arifit (kartonë), në dyshim sulmuesi Fili. Gjykon takimin; Olsid Ferataj.

Java e 13-të:

Sot: 17:00

Vllaznia- Laçi

Skënderbeu- Teuta

Luajtur të enjten:

Egnatia-Partizani 1-1

Dinamo Siti- Erzeni 1-0

Tirana- Kukësi 3-2

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!