Rekordi/ Italia me 5 trajnerë në ‘Gjermani 2024’

Ka një rekord për Italinë e trajningut në Euro 2024 që do të zhvillohet nga 14 qershori deri në 14 korrik 2024 në Gjermani.

Italia ka siguruar një vend me Luçiano Spaletin trajner por veç tij janë dhe shumë teknikë që do përfaqësohen me kombëtare të tjera duke thyer rekordin e Holandës (2008) teksa kishte tre teknikë në një fazë finale (Marko Van Basten-Holandë, Gus Hidnik-Rusi, dhe Leo Benhaker, -Poloni).

Në Gjermani (nëse ndonjëri nuk shkarkohet gjatë këtyre muajve) do të jenë pesë trajnerë: Luçiano Spaleti (Itali), Marko Rosi (trajneri i Hungarisë), Françesko Kalzona (trajneri i Sllovakisë), Domeniko Tedesko (trajneri i Belgjikës) dhe Vinçenco Montela (trajneri i Turqisë)./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!