Kroacia bileta e fundit në Grupe, Kosova e mbyll keq

Xhiro e 10-të për Grupet B, D dhe I të kualifikuesëve të Euro 2024.

Kroacia u mjaftua me një gol ndaj Armenisë për të zyrtarizuar biletën e fundit të kualifikuesëve të Euro 2024.

Nuk prezantohet mirë Kosova e cila për të dytën herë mundet në këtë fushatë nga Bjellorusia. Edhe Zvicëra del huq për të marrë pozicionin në vazon 2 pasi humbi ndaj Rumanisë në Bukuresht.

Kështu pas Gjermanisë organizatore dhe 20 kombëtareve radha i kalon fazës Play Off teksa në mars 2024 do të prodhohen dhe tre biletat e fundit të fazës finale në Gjermani.

Shifrat e sotme:

Grupi B:

Greqi-Francë 2-2

Gjibraltar- Holandë 0-6

Grupi D:

Kroaci- Armeni 1-0

Uells- Turqi 1-1

Grupi I:

Rumani- Zvicër 1-0

Andorrë-Izrael 0-2

Kosovë-Bjellorusi 0-1/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!