Italia, Çekia dhe Sllovenia biletat e radhës ‘Euro 2024’

Xhiro e dhjetë dhe e fundit e kualifikuesëve ‘Euro 2024’, luajti sot 7-të përballje të tjera. Nëse në Arenën Kombëtare, Shqipëria barazoi 0-0 me ishujt Faroe, Çekia mundi Moldavinë 3-0 duke iu bashkuar kuqezinjëve si biletë e dytë në Grupin E,
Në Leverkusen, Italia mori biletën e dytë në Grupin C pas Anglisë në barazimin me Ukrainën 0-0.
Në këtë mori ndeshjesh figuroi edhe një tjetër finale. Ajo i takoi takimit Slloveni- Kazakistan ku vendasit fituan 2-1 dhe siguruan biletën për në Gjermani.
Rezultatet:
Grupi C:
Maqedoni e Veriut-Angli 1-1
Ukrainë- Itali 0-0 (në Leverkusen)
Grupi E:
Shqipëri- Ishujt Faroe 0-0
Republika Çeke-Moldavi 3-0
Grupi H:
Irlandë e Veriut- Danimarkë 2-0
Slloveni- Kazakistan 2-1
San Marino- Finlandë 1-2./Sportiim.al/