Bastianini Çmimi i Madh i Malajzisë, Peko lë prapa Martin

Dy gara nga fundi, beteja për titull e hapur ndërmjet Banjaia-s dhe Horge Martin. Diferenca shkon në 14 pikë.

Enea Bastianini fiton GP-në e Malajzisë, garën e tetëmbëdhjetë të sezonit ose të tretën nga fundi të kampionatit botëror MotoGP 2023.

I nisur mirë nga vija e parë, në vendin e tretë italiani nga xhiroja e parë në të fundit, piloti i Ducati dominoi në Sepang, duke triumfuar përpara Ducati Gresini të Aleks Markez dhe shokut të tij të skuadrës Françesko Banjaia.

Kampioni i botës, i cili përfundoi i treti, duke vënë Ducatin e tij përpara Prima Pramac të Horge Martín, rivalit kryesor për titullin kampion të këtij botërori. Kur kanë mbetur dhe dy gara, diferenca në pikë shkon në14 pikë./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!