MotoGP/ Penalizohet Vinjales, Banjaja niset nga ‘pole position’

Kampioni në fuqi dhe kandidati kryesor për t’u shpallur që sot kampion bote në MotoGP do të startojë nga pole position në Çmimin e Madh të Valencias.

Shkaku vjen nga Maverik Vinjales i cili u penalizua me tre pozicione për mosrespektim të flamurit zi dhe portokalli për shkak të një problemi teknik me motorin e tij.

Në këto kushte, rreshti i ri i parë përbëhet nga Banjaia, Johan Zarko me Ducati Pramac dhe Xhek Miler me KTM Red Bull. Vija e dytë për vetë Vinjales, për Bred Binder dhe për sfidantin për titull spanjollin Horge Martin.

Gara zyrtare do të nisë pas pak, në pisten e Valencias në orën 15:00./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!