Gara Sprint/ Fiton Aleks Markez, Martin i afrohet Peko-s
Ngushtohet me 11 pikë diferenca e pilotëve që luftojnë për titullin Botëror 2023. Nesër gara për Çmimin e Madh të Malajzisë.
Horge Martin dhe Françesko Banjaia në luftë për titullin kampion në MotoGP por Aleks Markez shijon momentin dhe fiton garën Sprint me një performancë mjaft të mirë.
Piloti i Ducatit nga skuadra Gresini vendosi një ritëm të paarritshëm pas një parakalimi të madh ndaj Banjaias dhe i solli një tjetër gëzim Ducatit në MotoGP.
Vendi i dytë për spanjollin Horge Martin i cili kompenson një fillim jo të mirë duke parakaluar Banjaia-n për vendin e dytë në Sprint.
Vendi i tretë i takoi Pekos, i cili e nisi shumë mirë, por nga mesi i garës humbi plotësisht ritmin, duke u kaluar nga Markez dhe Martin dhe duke rrezikuar podiumin me Bastianin.
MotoGP rikthehet nesër në pistë me nisjen e garës të vendosur në orën 08:00 në një pistë që gjithmonë ka ofruar argëtim dhe shumë emocione./Sportiim.al/