Duka: Jam i shokuar, Duamena ishte model i futbollistit dhe respektit
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka i tronditur nga humbja e jetës së sulmuesit të Egnatias, Rafael Duamena, ka shprehur ngushëllimet për familjen e futbollistit dhe klubit Egnatia përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetet sociale.
Duka shkruan:
Jam thellësisht i shokuar e i tronditur për ndarjen e parakohshme nga jeta të lojtarit të Egnatias, Raphael Dwamena. Një lojtar i fortë, me shpirt gare, një futbollist që edhe në statistikat e FSHF dhe të Superiores, kishte rekordin më të mirë të golave. Dwamena tregonte disiplinë e karakter dhe një futbollist që kishte komunikim të jashtëzakonshëm me shokët e ekipit, por edhe jashtë tij. Në emër të FSHF i shpreh ngushëllimet e mia familjarëve të futbollistit dhe vetë ekipit të Egnatias ku ai kontribuoi dhe shkëlqeu në këtë karrierë të tillë futbollistike. Rest in peace Raphael Dwamena.