Duamena/ Reagime nga e gjithë bota e futbollit për humbjen e jetës së ganezit

Ndarja tragjike sot nga jeta e Duamenës ka shokuar mbarë botën e futbollit. Reagime ka paur nga Federata e Futbollit të Ganës, klubeve ku ishte aktivizuar në të shkuarën si Levante, Saragoza, Zyrih por dhe Peskara në Itali e shumë media online si Madrid Universal, Sky Sports Austria, Arfica Sport News, etj.
Federata e Futbollit Ganë:
“Federata e Futbollit të Ganës është e pikëlluar të dëgjojë për ndarjen nga jeta të ish-lojtarit tonë Rafael Duamena dhe dëshirojmë t’i shprehim ngushëllimet tona më të thella familjes së tij në këtë moment të vështirë.
Ish-sulmuesi i Ganës u shpall i vdekur të shtunën pasi pësoi kolaps në një fushë futbolli gjatë një ndeshje të Ligës në Shqipëri.
Lojtari i Egnatias ka pësuar një atak në zemër gjatë ndeshjes së kampionatit mes Egnatias dhe Partizanit. Sipas raportimeve nga Shqipëria, 28-vjeçari është rrëzuar në fushë në minutën e 24-t të ndeshjes dhe u nda nga jeta më pas në spitalin e Kavajës.
Duamena kishte nëntë gola në sezonin në vijim. Ish-lojtari i Red Bull Academy përfaqësoi Ganën 9 herë dhe shënoi dy gola.
“Ai i shërbeu mirë vendit të tij dhe tregoi klas sa herë që përfaqësonte Ganën.Ky është një lajm i rëndë për t’u përtypur. Ngushëllimet tona më të mira shkojnë për familjen në këtë moment. “Zoti i Madhërishëm i dhëntë prehje të qetë”, tha presidenti i Federatës së Ganës, Simeon Okraku.