Ksavi para Shahtjor Donjetsk: Po ngremë Barçën e madhe

Trajneri i Barcelonës, Ksavi Hernandez, foli në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Shakhtar Dojnetsk, të cilën Blaugranët do ta luajnë mesër në Hamburg për Grupin H të Ligës së kampionëve:

“Nuk patëm një ndeshje të mirë kundër Real Sociedad (në La Liga, red), ata dhanë më shumë intensitet se ne, por ne morëm 3 pikë për një ekip të madh.

Sigurisht që do të ketë zëvendësime për shkak të lodhjes, dëmtimëve të marra, shqetësimeve të ndryshme. Kemi 9 pikë nga 9 të disponueshme, një kontekst ideal dhe duhet të konfirmojmë veten. Nuk duhet të lëmë të ikë mundësia.”

Xavi sqaron stilin e lojës që dëshiron të shohë në fushë:

“Ne duhet të mbajmë një nivel të caktuar. Identiteti ynë është të përpiqemi të imponohemi, të dominojmë, të rikuperojmë topin me presion të lartë. Projekti im është në gjysmë të rrugës, ne duhet të ribëjmë një Barcelone të madhe që garon ne Europë dhe dominon në Spanje. Filmi perfekt është të luash mirë dhe të fitosh.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!