AF Elbasani katër gola Tomorit për vendin e dytë

Kategoria e Parë, java e 9-të: AF Elbasani- Tomori 4-0 (13′,63′ Melo, Abara 72′ aut, Greca 76′)

AF Elbasani priti sot për javën e 9-të të Kategorisë së Parë Tomorin e Beratit.

Ndeshja e luajtur në orën 17:00 në “Elbasan Arena” me prani të jashtëzakonshme të tifozerisë verdheblu nisi që në fillim me epërsinë e skuadrës vendase të teknikut Nevil Dede.

Në të 13′ Melo arriti të hapë serinë e golave të AF Elbasanit duke dërguar në festë kampin vendas. Në pjesën e dytë ishte sërish Leo Melo që shënoi për elbasanasit kur luhej minuta e 63-të.

Historia e kësaj sfide duket se mbyllet në të 72′ teksa Abara shënoi në portën e tij. Sidoqoftë, një futbollist si Bedri Greca nuk mund të dilte pa lënë gjurmë. Tri minuta më vonë anësori regjistroi dhe të katërtin për AF Elbasanin.

Pas kësaj fitorjeje ekipi i dedes ngjitet në vend të dytë me 19 pikë. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!