Inter Majemi fiton bindshëm ndaj Kielinit, Mesi jep dy asiste

Mesi nuk shënon por këtë mengjes në MLS, ndaj Los Anxhelos, Inter Miajemi fitoi 1-3 me dy asistime të Lionel Mesit, duke e rritur kështu serinë e rezultateve pozitive me 10 fitore dhe një barazim.

  • Që kur Mesi mbërriti në Inter Miami në korrik të këtij viti, klubi nga Florida ka regjistruar 10 fitore dhe një barazim dhe ka fituar Kupën e Ligës.

Inter kaloi në epërsi me një gol të Farias (14) në pjesën e parë, dhe më vonë Mesi fillimisht asistoi shokun e tij te Barcelona, Alba (51) për 2-0, dhe më pas Kampana (83) për golin e tretë të ekipit të tij. Hollingshead (90) vetëm sa lehtësoi humbjen e Los Anxhelos në fund. Me skuadrën vendase u aktivizua edhe veterani italian Xhorxhio Kielini

Por pavarësisht kësaj serie, Inter Majemi është ende larg nga një vend i playoff-it, aktualisht në vendin e parafundit të 14-të në Konferencën Lindore me 25 pikë nga 25 ndeshje të luajtura, me dy ndeshje të prapambetura.

MLS luan 34 ndeshje në pjesën e kampionatit sezonal, të pasuar më pas nga faza play-off./Klevis Bejkolli/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!