Tiranë-Laç-Shkodër, ‘segmenti’ me tre ndeshje rivalizuese

Dy sfidat e luajtura dje për javën e 11-të Abissnet Superiore ia lënë vendin tre takimëve të tjera në program për t’u zhvilluar në orën 14:00 dhe 17:00.

Në Laç, bardhezinjtë vendas do të takohen me skuadrën e Partizanit në një duel vërtetë inteerat e me pritshmëri të lartë. Josa, trajneri i kurbinasëve e ka patur të gjithë grupin në seancat e fundit ku përjashtim bën vetëm ledio Tresa i cili vijon rekuperimin larg skuadrës.

Partizani po kalon momentin më të mirë pasi me Abilaliaj në stol përveç lojës së mirë në fushë, ka patur edhe fatin me vete. Në tre ndeshjet me vlonjatin në stol, të kuqtë kanë fituar duke shënuar pas minutës së 90′. Kryeqytetasit ende vuajnë mungesa të disa titullarëve si Hadroj, Mba, Da Silva…

Tirana- Teuta sikundër sfida e Laçit nis në 14:00. Bardheblutë në provën e kthesës ndaj një Teute e cila shpesh tregon se di të surprizojë në kryeqytet. E provoi javën e kaluar me Partizanin teksa e pësoi në shtesë. Bardheblutë kanë tre takime pa fitore dhe me një grup që edhe sot pritet të jetë alternativ. Ahmataj do duhet të zgjidhë disa dilema në mesfushë por dhe në pjesën përpara. Najdovski duket se ka lënë pas dëmtimin e ardhur nga këmba e Duamenes (Tirana- Egnatia).

Te durrsakët, Martini ka ndryshuar situatën e pikëve por që gjithësesi endet në fund. Ka një ndeshje për të rekuperuar me Partizanin (java e 1). Grupi i plotë.

Te Vllaznia e cila pret në 17:00 Erzenin në stadiumin “Loro Boriçi” do të debutojë trajneri tetovar Qatip Osmani i cili ka vetëm dy ditë në krye të kuqebluve. Sa i takon grupit alarmi për dëmtim të Balajt duket i kapërcyer pasi kapiteni por dhe Smajli pritet të jenë gati.

Nga ana tjetër Erzeni vijon të ecë me hope. I rikthehen nga pezullimet dy nga futbollistët kryesor; Agim Zeka dhe Amir Kahrimanoviç. Ata do të kenë në Shkodër tifozët e tyre për t’i dhënë kurajo skuadrës në këtë transfertë delikate.

Sot, 1 nëntor 2023:

Laçi- Partizani 14:00

Tirana- Teuta 14:00

Vllaznia- Erzeni 17:00

Dje:

Egnatia- Kukësi 2-1

Dinamo Siti- Skënderbeu 2-1 (në Elbasan) /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!