Partizani bën detyrën ndaj Erzenit, Mensah troket me…gola

Abissnet Superiore, java e 9-të: Erzeni- Partizani 1-2 (Meçja 64’/ Cara 27′, Mensah 89′)

Këtë pasdite në “Arenën e Demave”, u luajt ndeshja e fundit e javës së 9 të Abissnet Superiore mes Erzenit dhe Partizanit. Të kuqtë ‘udhëtues’ në këtë takim, kaluan përpara me Carën kur luhej minuta e 27′-të falë një veprimi mjeshtëror në zonë.

Në fund të pjesës së parë, Kahrimanoviç la me 10 futbollistë shijakasit por ky fakt nuk i pengoi “vendasit” të luanin të barabartë me ekipin e kuq teksa në të 64′ pas topit të gjuajtur nga Zeka e pritjes së Hoxhës, Meçja e dërgon në rrjetë.

Në fund, ndërsa të dyja skuadrat përzien kartat, del në skenë Alfred Mensah. Sulmuesi me numër 25, sikundër në derbi me Tiranën, arrin mes rrëmujës të shënojë golin me vlerë të tri pikëve për Partizanin.

Pas kësaj fitorjeje, Partizani i ngjitet Egnatias në krye duke qëndruar dy pikë prapa. Një fitore eventuale ndaj Teutës (për t’u rekuepruar) e vendos ekipin e kuq në krye të tabelës së klasifikimit./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!