Tirana ndjen fobi në “Selman Stërmasi”, Egnatia e mund me përmbysje

  • Ndeshja u ndoq dhe nga njëri nga ndihmësit e Silvinjos. Doriva i shoqëruar nga trajneri i U19 kuqezi Ervin Bulku, ishte i sistemuar në tribunë.

Abissnet Superiore, java e 9-të: Tirana- Egnatia 2-3 (Lulaj 4′, Kaina 35′ / Duamena 29′, 53′, Paulauskas 63′)

Dështon sërish Tirana. Hera e tretë në shtëpi. Pas Erzenit e Laçit, bardheblutë mundën sërish në “Selman Stërmasi”. Këtë radhë e përmbysj skuadra që kryeson tabelën, Egnatia,

Bardheblutë kaluan në avantazh në minutën e 4 me Lulajn teksa në të 29′ Duamena riktheu baraspeshën. Në minutën e 35′ Kaina gjeti golin e dytë për Tiranën me kokë duke e mbyllur pjesën e parë me shifrat 2-1.

Në të dytën Rafael Duamena vendosi sërish baraspeshën në minutën e 53′ me një parabël të saktë duke shënuar një supergol.

Stafetën e golave për miqtë e merr Paulauskas teksa po me kokë shënon të tretin për Egnatian. Në minutat shtesë Egnatia ngeli me 10 lojtarë për shkak se Duamena ndërhyri ashpër ndaj Najdovskit.

Në fund, Tirana me Tolën pati shansin e artë për të barazuar por topi u devijua nga Sherri preku shtyllën dhe doli jashtë. Tirana në krizë, Egnatia konfirmon kreun./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!