Përballet me Ballkanin, Dinamo Zagreb pa sulmuesin e Kombëtares dhe…

Lojtarët e Dinamo Zagreb janë nisur ditën e sotme nga Zagrebi për në Prishtinë, ndërsa të enjten nga ora 18:45 do të përballen me Ballkanin në xhiron e dytë të Ligës së Konferencës.

Dinamo favorite për të dalë nga grupi zbuloi se sulmuesi i tyre Bruno Petkoviç nuk do të jetë në “Fadil Vokrri” për shkak të një dëmtimi.

Megjithatë duket se futbollisti kroat pjesë e skuadrës kombëtare të Zllatko Daliç, do të mungojë dhe në impenjimet e Kroacisë në takimet kualifikuese ‘Euro 2024’ me Turqinë dhe Uellsin.

Dëmtimi i ri i Petkoviç erdhi në duelin e luajtur në kampionat ndaj Hajduk Split dhe me shumë gjasë do të mungojë deri në mes të tetorit. Mungesa të tjera për kampionët e Kroacisë janë dhe mbrojtësi Stefan Ristovski dhe mesfushori Robert Ljubiçiç./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!