Ballkani thyhet në fund nga Plzen, përmbysje epike e Zrinjski

Kanë ngritur siparin edhe ndeshjet e grupeve në Ligën e Konferencës ku bën pjesë edhe Ballkani. Ekipi i udhëhequr nga Ilir Daja luan në grupe për të dytën herë radhazi teksa e nisi me një humbje minimale në transfertën çeke të Viktoria Plzen.
Protagonist një tjetër shqiptar në kompeticion me Ernest Muçin që i dhuroi fitoren Legias së Varshavës me 2 golat e shënuar ndaj Aston Vilës, ndërsa Fiorentina u barazua 2-2 nga belgët e Genk.
Ndërkohë, në Grupin C, aty ku bën pjesë dhe Ballkani, Dinamo Zagreb mposhti bindhsëm Astanën, kundërshtaren e Partizanit në “play-off”. Kroatët kryesojnë në lëtë grup bashkë me Viktoria Plzen, teksa dardanët dhe Astana janë në kuotën e 0 pikëve.
Conference League:
Grupi A:
Sllovan Bratislavë – Klaksvik 2-1
Grupi B:
Makabi Tel Aviv – Breidablik 3-2
Zoria – Gent 1-1
Grupi C:
Dinamo Zagreb – Astana 5-1
Viktoria Plzen – Ballkani 1-0
Grupi D:
Bryzh – Beshiktash 1-1
Lugano – Bodo/Glimt 0-0
Grupi E:
Legia Varshavë – Aston Vila 3-2
Zrinjski Mostar – AZ Alkmar 4-3
Grupi F:
Ferencvarosh – Çukariçki Beograd 3-1
Genk – Fiorentina 2-2
Grupi G:
Fenerbahçe – Nordsjelland 3-1
Ludogorets – Spartak Trnava 4-0
Grupi H:
Eintraht Frankfurt – Aberdin 2-1
Helsinki – PAOK 2-3/Sara Gjidiaj/