Egnatia hap javën, Partizani dy ndeshje në pak ditë
Kryesuesit e Abissnet Superiore të Egnatias do të hapin sot zyrtarisht sfidat e javës së 7-të. Me fillim orën 14:00, në Rrogozhinë takimi Egnatia- Teuta ndërsa pak më vonë në Korçë (16:30) ndeshja tjetër e ditës ajo mes Skënderbeut dhe Partizanit.
Java vijon të hënën dhe të martën me ndeshjet e tjera që parashikon kalendari. Kështu në fillimjavë vjen Kukësi- Erzeni (14:00) dhe Dinamo – Vllaznia do te luhet në Elbasan në orën 18:00.
Ndërkaq të martën në “Selman Stërmasi” ndeshja e fundit e kësaj jave ndërmjet Tiranës dhe Laçit (14:00).
Gjithësesi futbolli elitar nuk ndalet as të mërkurën teksa Departamenti i Garave në FSHF ka programuar të zhvillohet ndeshja e prapambetur (java e parë) mes Partizanit dhe Teutës. Sakaq Partizani- Tirana e kalendaruar për t’u zhvilluar javën e kaluar (java e 6-të) spostuar për në 19 tetor.
Java e 7-të:
Sot:
Egnatia-Teuta 14:00
Skënderbeu- Partizani 16:30
Të hënën:
Kukësi-Erzani 14:00
Dinamo City- Vllaznia 18:00 (në Elbasan)
Të martën:
Tirana- Laçi 14:00
Të mërkurën e prapambetur (java e 1)
Partizani- Teuta 15:00