Laçi/ Iken Bejzade, rikthehet Josa

Në 6 javë klubi kurbinas sheh trajnerin e tretë në timon. Pas Nicës dhe Bejzades, radha e trajnerit kampion

Me vetëm një muaj në krye të Laçit (29 gusht-29 shtator 2023), Skerdi Bejzade në mënyrë të papritur largohet nga bardhezinjtë. Duket se dy humbjet radhazi kanë detyruar teknikun të kërkojë largimin me mirëkuptim.

Ndërkaq klubi kurbinas ka gjetur akordin me Mirel Josën. Tiranasi e ka drejtuar dhe më parë Laçin ndërsa nesër do të drejtojë kurbinasit në seancën e ditës.

Mbetet të shihen detajet e kontratës por rikthimi i tij duket se është një goditje e zgjuar e momentit. Trajneri me eksperiencë të madhe pas Laçit iu bashkua Vllaznisë ndërsa mbahet mend me batutën e epike në prezantim te kuqeblutë kur tha:“Futbollistët janë vegla pune”. Më pas fitoi Kupën e Shqipërisë pikërisht në finale me Laçin…

Mirel Josa 60 vjeç, ka fituar 5 tituj kampion në Superiore. Fillimisht me Tiranën (sezoni 2002-2003) dhe katër të tjerë radhazi me Skënderbeun, nga viti 2012 deri më 2016-ën. Debuton ndaj ish skudrës së tij Tirana. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!