Teuta humbet terren, Kukësi i Nicës i merr pikë

Abissnet Superiore, Java 6:
Teuta – Kukësi 0-0
Teuta dhe Kukësi e mbyllën në barazim pa gola sfidën e javës së gjashtë Abissnet Superiore. Shumë raste në “Niko Dovana” por asnjë gol me vlerë fitoreje për ekipet.
Teuta e të rikthyerit Edi Martini prodhoi dhe dha më shumë në këtë takim, ndërsa verilindorët vijojnë ta kenë të vështirë t’i afrohen portës e të gjejnë rrjetën.
Gjatë pjesës së dytë durrsakët mundën të shënonin me Dacin por pozicioni jashtë loje prishi festën e vendasve dhe gëzoi miqtë e drejtuar nga Stavri Nica.
Ky barazim nuk i vlen asnjërës prej skuadrave që mbeten në fund të klasifikimit vetëm me një pikë diferencë. Kukësi në zonën e kuqe të rrezikut, ndërsa Teuta në atë “play-off” duket se ende nuk janë aty ku do donin të ishin.
Ndërkaq me Partizani- Tirana e shtyrë për në 19 tetor, java e 6-të, mbyllet nesër me duelin Laçi-Dinamo që starton në orën 15:00./Sara Gjidiaj/