Egnatia mposht Vllazninë, Duamena ‘mister 7’
Abissnet Superiore, Java 6:
Vllaznia – Egnatia 0-2 (Isgandarli 48′, Duamena 90′)
Rafael Duamena me fanellën numër 7-të gjën sot golin numër 7-të
Egnatia nuk di te ndalet. Pas Laçit radhën e ka Vllaznia që mposhtet edhe në shtëpinë e saj nga “macja e zezë” rrogozhinase.
Rrezikon Egnatia që në start, ndërsa Vllaznia do të shohë kartonin e kuq t’i drejtohet Dragoshit në minutën e 17′-të. Bëhet më malore për vendasit dhe më e thjeshtë për miqtë të zhvillojnë lojën e tyre.
Me gol do të nisë pjesa e dytë (48′) me Isgandarli që saktësisht dërgon topin në rrjetë për të kaluar në avantazh ekipin e Tetovës. Të pafuqishëm kuqeblutë për të reaguar, ndërsa Egnatia mund edhe të thellonte shifrat, gjë që e bëri në minutën e 90′-të me Duamena.
Rrogozhinasit udhëheqin renditjen me 13 pikë me Tiranën që i ndjek një vend më poshtë me 3 pikë më pak por edhe me një ndeshje për të rekuperuar. Vllaznia ndërkohë nuk i ndahet vendit të pestë dhe mbetet me 8 pikë. Pas pak 20:15 sfida Teuta-Kukësi, ndërsa nesër zhvillohet Laçi-Dinamo (15:00) /Sara Gjidiaj/