Skëndebeu ia di Rrogozhinës, mund Erzenin, Kastrioti fitues…

Java e gjashtë Abissnet Superiore nisi nga Rrogozhina aty ku Erzeni luan si pritës dhe ku ditën e sotme u dorëzua përballë Skënderbeut. Ky i fundit u kthye te fitroja duke mposhtur shijakasit në shifrat 1-2.

Tre penallti në pjesën e parë, të treha për korçarët dhe të treja në këmbët e Liços. E para u ekzekutua saktë, teksa e dyta goditi shtyllën por u desh të përsëritej për të përfunduar në duart e Hasanbellit në të tretën.

Provon të zgjohet Erzeni por edhe pse shijakasit krijojnë në portën kundërshtare do të jenë sërish miqtë protagonistë me Shaqen që do të realizojë të dytin në minutën e 70′-të. Në fund Kahrimanoviç për Erzenin shënon një penallti për 1-2 final

Kjo fitore e ngjit Skënderbeun të tretin në renditje me 9 pikë, teksa me 1 pikë më pak Erzeni pozicionohet i gjashti.

Java e pestë ka startuar ditën e sotme edhe në Kategorinë e Parë aty ku e vetmja përballje e programuar ishte ajo mes Kastriotit dhe Luzit 2008. Krutanët ia dolën me vështirësi të shkonin te fitorja e parë e sesonit, ndërsa Luzi nuk gjendet në pozita të favorshme.

Abissnet Superiore, Java 6:
Erzeni – Skënderbeu 1-2 (Kahrimanoviç 90+7’/Liço 22′ pen, Shaqe 70′)

Kategoria e Parë, Java 5:
Kastrioti – Luzi 2008 1-0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!