Luajti ndeshjen e fundit ndaj Shqipërisë, tërhiqet nga Kombëtarja polake

Mesfushori i Kombëtares së Polonisë Grzegorz Kriçoviak tërhiqet nga kombëtarja në moshën 33 vjeçare.

Vetë futbollisti i cili luajti ndeshjen e fundit me Shqipërinë, teksa njoftoi sot se nuk do të luajë më për skuadrën e trajnerit Probierz, i cili zëvendësoi pak ditë më parë portugezin Fernando Santos.

Mesfushori ka bërë 100 paraqitje me skuadrën e Polonisë, me të cilën ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë 6 asistime, si dhe ka marrë pjesë në Kupat e Botës 2018 dhe 2022,por dhe në Euro 2016 e 2020 (luajtur në fakt në 2021).

Kam luajtur 100 ndeshje me shqiponjën e bardhë në gjoks është nderi më i madh për mua dhe kështu do të jetë gjithmonë”,-shkroi mesfushori në rrejte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!