Ançeloti te Reali, Brazili fton në skenë Skolarin

Lajmi në orët e fundit e rinovimit të kontratës së trajnerit Karlo Ançeloti me Real Madridin, me Los Blancos deri më 30 qershor 2026, ka tingëlluar si një dush i ftohtë në Brazil.

Federata e Futbollit e vendit të madh të Amerikës së Jugut ka në krye të Selecaos teknikun provizor Diniz dhe tani pas përgjigjes së italianit federata kërkon emrin e ri për të stabilizuar pankinën e Kombëtares.

Ndërkohë sipas asaj që raporton Globosport, mund të jetë koha e rikthimit në stolin e rekordmenëve të botës e Luiz Felipe Skolari (75 vjeç), i cili në këtë rast do të ishte eksperienca e tij e tretë në timoni i Brazilit (e para nga viti 2001 deri në 2002 përfundoi me fitoren e Kupës së Botës Japoni-Kore e Jugut).

Vitet e fundit Skolari ka qenë gjithmonë trajner në vendin e tij mes Atletiko Mineiro (ku ai është ende trajneri aktual), Paranaense, Gremio dhe Kruzeiro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!