Vjen zyrtarizimi, Montela trajner i Turqisë
Ishte në ajër, por tashmë është edhe zyrtare: Vinçenzo Montela është trajneri i ri i Turqisë.
Pas shkarkimit të gjermanit Stefan Kuntz, ish-trajneri i Adana Demirspor u zgjodh për të drejtuar kombëtaren turke. Trajneri italian ka mbërritur në Turqi dhe do të prezantohet të mërkurën.
Kontrata e ‘aeroplanit’ do të jetë deri në vitin 2026.
Hoş geldin Vincenzo Montella! pic.twitter.com/WgERoF7dDK
— TFF (@TFF_Org) September 21, 2023