Tirana dhe derbi Dinamo- Partizani, sot nis e pesta

Përgatiti: Erga Kenga

Ngjeshjes së kalendarit dhe ditët e shumta me futbollin elitar shqiptar, i bashkangjiten kjo e premte dhe e shtuna që pason. Abissnet Superiore ka në program javën e 5-të të saj me një start mbresëlënës në interpretim në fushë e tregues teknikë për t’u admiruar. Kryesisht në mentalitet sportiv, përqindjen e golave të shënuar etj.

Sot do të zvillohen dy takime. Në “Selman Stërmasi”, Tirana do presë Erzenin e Shijakut (15:00) ndërsa pak orë më vonë në “Elbasan Arena” luhet Dinamo- Partizani (18:00).

Tirana – Erzeni

Bardheblutë janë në shëndet të plotë sportiv. Në katër javë morën 3 fitore dhe një barazim për kreun e renditjes dhe sot edhe pse kanë mungesa të shumta (Hasani, Përgjoni, Doka, Jonuzi, Deliu ?) besojnë se ndaj Erzenit do të marrin pikët e plota.

Nga ana e tyre shijakasit e Deliallist vijnë pas atij suksesi të javës ës kaluar ndaj Dinamos në Rrogozhinë dhe sikundër edicionin e kaluar ecin në gjurmët e entuziasmit. Përgjithësisht grupi është plotë ndërsa në vartëasi të lojës, priten dhe vendosje të futbollistëve në fushë.

Dinamo- Partizani

Derbi i dytë sezonal. Pas Dinamo- Tirana (2-3, java e 1) luajtur në Elbasan, Dinamo City e Di Biaxhos në provën e radhës si pritës në “Elbasan Arena”. Klubi i dytë në vend për nga trofetë mes kaosit me stemën, organizimin dhe përqasjen sportive teksa kanë vetëm një fitore me Kukësin, duken të karikuar për të bërë kthesën e madhe. Dje blutë kanë zyrtarizuar kolumbianin Huan Kamilo Mesa ndërsa në fushë pritet një skuadër sulmuese.

Përballë Partizani i Zekiç. Skuadra e kuqe po vuan disa lëndime dhe sot pritet të mungojnë sërish portieri Qirko, mbrojtësi Hadroj por dhe sulmuesi Mba është në pikëpyetje. Megjithatë ‘Demat’ me një ndeshje për të rekuperuar me Teutën (4 tetor) mbetën rival i sikltshëm për këdo. Fitorja në ekstremis me Laçin (1-0), barazimi ë Shkodër me Vllazninë (0-0) dhe performanca e mirë ndaj Egnatias (1-1) tregojnë se skuadra kampione në fuqi, gëzon pjekuri e stabilitet.

Java mbyllet nesër me tre ndeshje;

Sot:

Tirana-Erzeni 15:00

Dinamo- partizani 18:00 (në Elbasan)

Të shtunën:

Egnatia- Laçi 15:00

Skënderbeu- Kukësi 18:00

Vllaznia-Teuta 20:15

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!