Probierz trajneri i ri i Polonisë, Kuntz largohet zyrtarisht nga Turqia

Është zyrtarizuar shkarkimi i trajnerit Stefan Kuntz nga kombëtarja e Turqisë. Në punë që nga shtatori 2021 dhe me 20 ndeshje në krye të kombëtares turke, ai ka paguar për gabimet e fundit me Armeninë në kualifikimet për Euro 2024 dhe miqësoren e humbur ndaj Japonisë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë TFF (Federata Turke e Futbollit) përmes kanaleve të saj zyrtare, tashmë gjithçka është gati për njoftimin e italianit Vinçenco Montela.

Mihajł Probierz është pasuesi i Fernando Santos te Kombëtarja e Polonisë. Lajmin është publikuar te të gjitha mediat polake me presidentin e Federatës Kuleza teksa e ka prezantuar zyrtarisht.

Më herët trajneri i ri i Levandovskit ka drejtuar moshat e Polonisë dhe shumë klube në vendin e tij. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!