Muçi magjistar ndaj Aston Vilës, dy gola dhe triumf në sytë e Silvinjos

Silvinjo dhe Doriva, trajnerët e Shqipërisë, panë golat e Ernest Muçit nga stadiumi në ndeshjen Legia Varshavë-Aston Vila 3-2.
Legia e Varshavës me një lojtar klasi si Ernest Muçi në fushë, ka mundur jashtë parashikimëve një skuadër elite të Premier League. Në Varshavë,vendasit kaluan 3-2 Aston Vilën.
E gjithë mbrëmja ishte e sulmuesit të Kombëtares kuqezi, Ernest Muçi, me tiranasin që realizoi dy gola në minutët 26’ dhe 51’.
Në shtesë, në fushë zbriti dhe Jurgen Celhaka për të marrë kënaqësinë e një suksesi aq të madh të skuadrës polake nga Varshava./Sportiim.al/
its muçi szn 🥱🥱 pic.twitter.com/oW47xwjh7B
— keliano (@44keliano) September 21, 2023