Brajton humb ‘fillin’, dështojnë spanjollet

Ka nisur gara në grupet e Europa League ku Liverpul, Uest Hem, Atalanta, Roma e të tjera kanë zbritur në fushë. Liverpuli fitoi me përmbysje ndaj LASK Linz në transfertën austriake ku u surprizua fillimisht nga vendasit por në fund i’a doli të bënte detyrën.

Sakaq, edhe Roma mundi të kalonte Sherifin e Tiraspolit me golin e Lukakut që u bë vendimtar për italianët, ndërsa grekët e Panathinaikos surprizuan Vijarealin duke e mposhtur 2-0.

Me 3 pikë nisi dhe Karabaku i Redon Xhixhës përballë Moldes, ndërsa Uest Hem përmbysi me vështirësi serbët. Ia del pa surpriza Atalanta ndaj Rakov Çestokovës me fitoren e pastër 2-0.

Shumë interesant ndërkohë Grupi B ku Ajaks – Marsejë dhuroi spektakël mes 6 golash dhe një barazimi, ndërsa AEK mposhti anglezët e Brajton në shifrat 2-3 me anglezët që shënuan vetëm nga 11 metra distancë.

Europa League:

Grupi A:
Olimpiakos – Frajburg 2-3
Uest Hem – Baçka Topola 3-1

Grupi B:
Ajaks – Marsejë 3-3
Brajton – AEK Athinë 2-3

Grupi C:
Rejnxhërs – Real Betis 1-0
Sparta Pragë – Aris Limasol 3-2

Grupi D:
Atalanta – Rakov Çestokova 2-0
Sturm Grac – Sporting Lisbonë 1-2

Grupi F:
LASK – Liverpul 1-3
Rojal Union Xhilozë – Tuluzë 1-1

Grupi E:
Panathinaikos – Vijareal 2-0
Renë – Makabi Haifa 3-0

Grupi G:
Sherif Tiraspol – Roma 1-2
Servete – Sllavia Pragë 0-2

Grupi H:
Bajer Leverkusen – Hacken 4-0
Karabak – Molde 1-0/Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!