Europa dhe Conference League, Ballkani kërkon tri pikë ndaj Astanës

Ndeshjet e turit të tretë në kompeticionet e UEFA-s vijojnë sot në Europa League dhe Conference League. Grupet janë futur në fazë vendimtare me disa skuadra favorite në start të cilat ende nuk janë të sigurta në objekivë.

Sidoqoftë Ballkani- Astana mbetet ndeshja kryesore për shqiptarët me të vetmen skuadër shqipfolëse që vijon aventurën në grupe. Pjesë e Grupit C në Ligën e Konferencës, skuadra e Ilir Dajës pas fitores madhështore me Dinamo Zagreb (2-0) i ka të gjitha shanset të rikthhet te pretendimi për të zënë njërin nga dy vendet e para.

Sot në 18:45, pret në “Fadil Vokrri’ Astanën, skuadrën kazakistanase me të cilën u ndesh në turet eliminatore me Partizanin.

Daja tha dje se pas fitores me Dinamon nuk mund të çedojmë dhe se ndaj Astanës do të luhet për tri pikë. Ndeshja tjetër e grupit Dinamo Zagreb- Plzën zhvillohet në 21:00.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!