Egnatia-Erzeni 7 gola, Flamurtari rrëzim i beftë, Apolonia çfarë starti

Me spektakël golash nga Rrogozhina ka nisur java e tretë Abissnet Superiore. Vendasit mposhtën Erzenin e Shijakut në shifrat 4-3 duke dominuar në çdo aspekt, me përjashtim të minutave të fundit ku e patën veten disi në vështirësi.

Tjetër fitore me shumë gola për Egnatian dhe tjetër ndeshje mjaft e mirë për Duamena që në këtë përballje realizoi tripletë me sulmuesin e pandalshëm në këtë start kampionati. Goli i katërt erdhi nga Zejnullai, teksa për miqtë shënuan Maliqi, Meçja dhe Kahrimanoviç me penallti.

Kështu, ekipi i Tetovës merr 3-pikëshin e dytë radhazi dhe kryeson momentalisht bashkë me Skënderbeun, ndërsa Erzeni mbetet më kuotën e dy pikëve.

Paralelisht, ka ngritur siparin dhe java e dytë e Kategorisë së Parë. Bylis merr pikët e plota teksa ka mposhtur dhe Flamurtarin në transfertë. Po ashtu dhe Apolonia kryeson me 6 pikë pas fitores së sotme ndaj Korabit, ndërsa Kastrioti nuk kalon dot as Burrelin.

Lumë golash në Besa – Lushnja ku vendasit fituan 4-3, teksa dhe Tomori u mjaftua me një gol ndaj Luzit 2008 për të marrë 3 pikët e para sezonale.

Abissnet Superiore, Java 3:
Egnatia – Erzeni 4-3

Kategoria e Parë, Java 2:
Tomori – Luzi 2008 1-0
Besa – Lushnja 4-3
Burreli – Kastrioti 0-0
Flamurtari – Bylis 0-1
Korabi – Apolonia 0-1/Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!