Blindohet Sopoti, dy lojtarë të kombëtares nigeriane në grup


Kur duhen edhe disa ditë nga fillimi i sezonit te ri futbollistik për Kategorinë e Dytë, zhvillimet në këtë nivel janë intensive. Ndër ta dhe Sopoti garues në Grupin A.

Në këtë pikë të fazës organizative, klubi librazhdas ka hedhur vështrimin për lojtarë nga Afrika e largët duke afruar dy lojtarë cilësorë që kanë qenë grumbulluar tek U21 e Nigerisë dhe ajo A.

Për trajnerin Besnik Kola janë venë në dispozicion sulmuesi 21 vjeçar Abdoul Rachid Amoumane Inkad si dhe mesfushori 29 vjeçar Fayçal Iboun Abdoulaye. Një futbollist klasi me CV të pasur ku maja duket se lidhet me
me ekipin kombëtar. Vjen nga klubi i AS Police (Niamey).

Ndërkohë te Sopoti këto ditë pati një dyndje lojtarësh, kryesisht të huaj por shumica e tyre nuk bindën dhe janë larguar.

Gjithësesi, pritet që ekipit këto ditë t’i bashkohet edhe ndonjë lojtar tjetër vendas, me të cilin mendohet të mbyllet edhe merkatoja e verës për këtë ekip./Haxhi Balliu/


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!